Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka refuzuar të shkojë sot në SPAK për t’u paraqitur pas vendimin e GJKKO, që caktoi për të masën “detyrim paraqitje”.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
Në 10:00 pritej që Berisha të ishte në Prokurori për të zbatuar vendimin për detyrim paraqitje çdo të hënë të muajit tek Prokuroria e Posaçme dhe BKH. Kanë kaluar 5 minutat e para, Z.Berisha ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në zbatim të vendimit të gjykatës. Ai vetëm pak çaste më parë është futur në ambientet e selisë. Në ambientet e SPAK nuk ka ardhur as përfaqësuesi i tij ligjor, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj. Avokatja e zgjedhur kryesisht nga shteti ka ardhur para disa minutash. Z.Berisha nuk ka bërë një ankim të vendimit të gjykatës, nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës, çka tregon që ai vazhdon të mos e njohë këtë vendim të gjykatës. Tani mbetet si do të veprojë Prokuroria e Posaçme, e cila është në pamundësi fizike për të zbatuar një vendim gjykate. Berisha kërkon që SPAK-u t’i ishte drejtuar Parlamentit me një autorizim për të marrë leje, gjë që sipas tij s’ka ndodhur dhe kjo gjë është anti-kushtetuese. Nuk dihet nëse SPAK do të kërkojë një autorizim për të ndryshuar masën e sigurisë duke rënduar pozitën për Berishën. Mbrojtja e z.Berisha ka nxjerrë një provë ku thuhet se Irena Gjoka, kryesuesja e trupit gjykues, ndodhet në konflikt interesi, pasi kur Berisha ka qenë President i Republikës dhe kreu i KLD ka shkarkuar për dyshime për korrupsion pikërisht këtë gjyqtare”.



