Arkeologët kanë zbuluar një gropë misterioze të fshehur brenda Piramidës së Madhe të Gizës, më e vjetra nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë. Ajo shtrihet së paku 30 metra me një korridor mbresëlënës që lidh dhomën e Mbretëreshës dhe Mbretit në zemër të monumentit historik. Ky është misteri i parë që u gjend në piramidë që pas shekullit të 19-të. Është e paqartë nëse gropa e lidhur me shtojcën luajti rol në ndërtimin e piramidës. Por matjet tregojnë se ajo ka përmasa të ngjashme me galerinë e madhe, e cila është gati 50 metra e gjatë, tetë metra e lartë dhe më shumë se një metër e gjerë.
“Është një atribut për njerëzimin,” tha Mehdi studiues i Piramidës. “Zbulimi shtron pyetje për të ardhmen tonë. Nëse ata kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë me mjetet që kishin 4.000 apo 5.000 vjet më parë dhe e lanë këtë trashëgimi për sot, çfarë do ndodhë në shoqërinë tonë për gjeneratat e ardhshme? ” Peter Der Manuelian, profesor i egjiptologjisë dhe drejtor i Muzeut Semitik të Harvardit tha se zbulimi ishte një kontribut i madh në njohuritë rreth Piramidës së Madhe.



