Reforma territoriale, Meka: Ka rritje drastike të numrit të bashkive që janë në kolaps financiar

Reforma territoriale, Meka: Ka rritje drastike të numrit të bashkive që janë në kolaps financiar

Elvin Meka, ekspert i ekonomisë tha në studion e MCN Economy  se pas bërjes së reformës territoriale ka një rritje drastike të numrit të bashkive që janë në kolaps financiar.

 

Drupal Ad

Sipas Mekës, në Shqipëri nuk do të funksionojë asnjë reformë territoriale nëse nuk zgjidhet çështja e ndarjes së tortës së pushtetit financiar.

Pavarësisht se u bë reforma e 2015 me idenë e mirë administrimit dhe rritjes së eficencës financiare përfunduam në rritje drastike të numrit të bashkive që janë në kolaps financiar. Pra mbështetjen e qeverisë qendrore marrin fund, janë të destinuar të mbyllen.

Në Shqipëri nuk do të funksionojë asnjë reformë territoriale nëse nuk zgjidhet çështja e ndarjes së tortës së pushtetit financiar.

Edhe Bashkinë e Tiranës po ta lësh pa mbështetje buxhetore, ose duhet të ulë rrogat ose duhet të kursej drastikisht. Modeli që është ndjekur nëse do vazhdojë kështu, Shqipëria do të ketë dy bashki, Tiranën dhe pjesën tjetër të vendit. Modeli financiar ky është.

Përveç Bashkisë Tiranë që ka një pavarësi relative, në mënyrë kategori asnjë bashki nuk është e pavarur financiarisht. Mbetet në varur nga oreksi dhe suporti i qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy