Periudha e izolimit nga pandemia e koronavirusit ka ndryshuar zakonet e banorëve të Kinës. Në një studim të fundit, 66.5 përqind e të anketuarve thanë se ata kujdesen më shumë për higjenën që nga shpërthimi i Covid-19.
Daily China Youth intervistoi mbi dy mijë njerëz. 38% e tyre thanë se kishin rritur interesin e tyre për stërvitje dhe jetë të shëndetshme.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se 48.5 përqind e të anketuarve thanë se ata u bënë konsumatorë më racionalë gjatë shpërthimit, ndërsa 42.1 përqind filluan t'i kushtojnë më shumë vëmendje kursimeve.
Për më tepër, 35.5 përqind besojnë se janë bërë më të pavarur dhe 19.2 përqind kanë mësuar të bëjnë gjëra të reja gjatë qëndrimit në shtëpi.
Nga të anketuarit, 44.8 përqind kanë lindur në vitet 1980, 36.6 përqind në vitet 1990 dhe 10.4 përqind në vitet 1970.



