Tritol banesës së biznesmenit në Mamurras, vëllai i gjyqtarit të shkarkuar nga vetingu

Tritol banesës së biznesmenit në Mamurras, vëllai i gjyqtarit të shkarkuar nga vetingu

Në banesën e shtetasit Shpëtim Ndreca, në Mamurras, mbrëmjen e të enjtes një sasi tritoli shpërtheu në oborr, duke krijuar panik e frikë tek pjesëtarët e familjes së tij.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“MCN TV” mëson se Shpëtim Ndreca rezulton të jetë vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Bib Ndreca.

Ky i fundit u shkarkua nga vettingu në 26 shkurt 2020, ndërsa më herët ka qenë edhe gjyqtar i mbrojtur nga shteti.

Që prej muajit shkurt 2021 Bib Ndreca është larguar nga sistemi i Drejtësisë, pasi Vettingu vendosi shkarkimin e tij.

Policia ka nisur hetimet, teksa deri tani në këtë fazë të hetimit, është duke kryer verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimeve që mund të vijnë për shkak të punës që ka patur vëllai i tij, Bib Ndreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy