Aksident tragjikë në Lezhë/ I marrin zetorin gjyshit dhe përfundojnë në kanal, humb jetën 10-vjeçari

Aksident tragjikë në Lezhë/ I marrin zetorin gjyshit dhe përfundojnë në kanal, humb jetën 10-vjeçari

Një fëmijë 10 vjeç ka humbur jetën pasi është aksidentuar me zetor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Grykë Zezë të Lezhës dhe sipas policisë në zetorin  i cili ra në kanal ndodheshin tre fëmijë, kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas policisë nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se 3 fëmijë(kushërinj me njëri tjetrin)  konkretisht A.Ll. 11 vjeç, N.N. 10 vjeç dhe L.Ll.11 vjeç kanë marrë duke drejtuar mjetin bujqësor  Zetor  në pronësi të gjyshit të tyre që ishte pranë banesës i fikur. Pasi kanë ndezur Zetorin , i cili drejtohej nga shtetasi A.Ll. , kanë përshkuar rreth 700-800 m rrugë kanë dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi N.N. 10 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy