
Arben Frroku, i cili u dënua me burg përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj nuk do të ekstardohet në Shqipëri. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Hagë, duke e arsyetuar me faktin se Frrokut i rrezikohet jeta dhe se ka patur ndikim politik në dënimin e tij.
Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar kërkesën e autoriteteve shqiptare, për të ekstraduar nga Hollanda, Arben Frrokun i cili u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.
Lajmi është konfirmuar për Tema Tv, ndërsa Arben Frroku javës që vjen pritet t’i rikthehet lirisë në shtetin e Hollandës javës që vjen, derisa cështja e tij të shqyrtohet me themel nga Gjykata e Strasburgut për të Drejtat e Njeriut.
Vendimi i Gjykatës së Apelit në Hagë thekson se në gjykimin e Frrokut në Shqipëri ka patur ndikim politik dhe se nëse ekstradohet atij i rrezikohet jeta.
Ky vendim I Strasburgut I hap rrugën, Arben Frrokut që të kërkojë azil në Hollandë, ndërsa tanimë Frroku nuk do ta vuajë dënimin për vrasjen e zyrtarit të lartë të policisë.
Kjo pasi autoritetet shqiptare nuk kanë memorandum bashkëpunimi me hollandën për ekstradimet e të dënuarve për një vepër penale.
Arben Frroku u vu nën akuzë për vrasjen e kryekomisar, Dritan Lamaj ngjarje e ndodhur në shkurt të 2013.
Frroku mundi të arrestohej në Greqi, ndërsa tek Krimet e Rëndsa nisi gjykimi për të ku u shpall i pafajshëm dhe menjëherë pas shpalljes së vendimit ai u largua nga Shqipëria deri sa u arrestua në Hollandë me pasaportë false greke.
Paralalesht me arratinë e Frrokut, Prokuroria ankimoi vendimin e shkallës së parë për Krime të Rënda duke cuar dosjen në Apel, ku kjo e fundit e dënoi përjetësisht.
Edhe pse sërish u ankimua në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, këto dy gjykata lanë në fuqi vendimin e Apelit për Krime të Rënda.



