Gjatë një sulmi ajror nga forcat e qeverisë siriane në Idlib kanë mbetur të vrarë nëntë ushtarë turq dhe janë plagosur rëndë disa të tjerë, njofton guvernatori lokal në provincën juglindore të Hatay .
Rahmi Dogan tha se ushtarët e plagosur u sollën në spitalet në Turqi. Ndërkohë presidenti i Turqisë Tayip Erdogan zhvilloi një takim urgjent me stafin e tij për shkak të sulmit, për të cilin ata thanë se u krye nga forcat e qeverisë siriane ose aleati i tyre Rusia.



