Rikthimi i reshjeve intensive të shiut ka risjellë probleme në disa akse rrugore. Sipas Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës situata paraqitet me problematike në qarkun e Tiranës, Kukësit, Dibrës dhe Vlorës. Sakaq probleme ka pasur edhe me furnizimin me energji elektrike. OSHEE njofton se janë dëmtuar 39 fidra ndërsa energjia ka munguar në disa qarqe.



