Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, nuk pret rezultate nga puna e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Vasili tha se nuk mund t’i besosh reformës që del nga një komision i drejtuar nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Vasili tha se ka dyshimepër bashkëpunim mes dy bashkëkryetarëve.
Kam dyshime të forta që më janë kthyer në bindje. Prania e Damian Gjiknurit nuk është surprizë. Tërmeti që ngazëllehej me Ymer Lalës është atje për të folur për reformën zgjedhore, ky është fundi i botës. Komisioni hetimor për masakrën e 25 prillit u la në mes, nuk u përfundua kurrë dhe jo nuk dini asgjë pse u la në mes. Ju e dini që ky komision në vend që të këmbëngulte për t’i shkuar deri në fund çështjes, u la në mes. Në krye të këtij komisioni ishte Enkelejd Alibeaj, sikurse është edhe në krye të Komisionit të Reformës zgjedhore. Kam arsye t’i besoj? Jo.



