
Dhjetëra forca policie vijojnë të kryejnë kontrolle në lokalin Monopol në Tiranë, në pronësi të Aurel Hoxhës, autor i dyshuar i vrasjes së Klevis Lleshit 5 vite më parë.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e MCN Live tha se janë lëshuar 4 urdhërarreste, por vetëm një është ekzekutuar.
Sipas Pulës, ngjarja është zbardhur nga transkriptimet e Sky Ecc.
Dhjetëra forca policie ndodhen tek lokal Monopol në Tiranë që mendohet se i përket porositësit të vrasjes së Klevis Lleshit. Kemi të bëjmë me një aksion të SPAK që ka lëshuar 4 urdhërarrest. Vetëm një urdhërarrest është ekzekutuar. Janë kryer kontrolle dhe në zona të tjera, ky dyshohet se mund të jenë personat e shpallur në kërkim.
Klevis Lleshi është rrëmbyer dhe më pas vrarë nga Aurel Hoxha, pronar i Monopol.
Ngjarja është e zbardhur nga bisedat në Sky Ecc.
Aurel Hoxhës, i kanë vrarë vëllain në 2012 .
Vrasja e Klevis Lleshit është vijim i një sage hakmarrjeje mes familjes Lleshi dhe Hoxha e cila ka nisur në 2012 në Britaninë e Madhe.
Në vitin 2012, Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit, vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë.
Më 30 tetor 2023, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit.
Më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.



