
Në studion e emisionit “Arnautistan”, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, shpjegoi pse është e rëndësishme për kryebashkiakun Veliaj beteja e nisur e kreun e FSHF-së.
Në thelb është një betejë e rëndësishme. Është një betejë ndaj një strukture hermetike të mbyllur, që nuk i jepte llogari askujt. Kur një grup djemsh veshin bluzën kuqezi, kjo na unifikon. Janë me dhjetëra mijëra ata që janë përfshirë dhe duhet të ndihen se zëri i tyre ka vlerë.



