Mediu: Në takimet e Strasburgut nuk është diskutuar largimi i Berishës 

Mediu: Në takimet e Strasburgut nuk është diskutuar largimi i Berishës 

Kreu i PR Fatmir Mediu tha në MCN Live se gjatë takimeve në Strasburg nuk është diskutuar fare largimi i Berishës.

Mediu tha që deputetëve opozitarë nuk u është kërkuar që të dilet me një tjetër kandidat për kryeministër.  

Unë kam qenë në Strasburg dhe s’është aspak e vërtet që është kërkuar të dilet me një kandidat për kryeministër.

Kam qenë në të gjitha takimet, dhe kjo është një gënjeshtër e madhe, s’është diskutuar fare për këtë çështje.

Është diskutuar për krimin, korrupsionin, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, problemet kushtetuese.

Një organizim i tillë në Strasburg duhet të vazhdojë. Dhe nëse vazhdon opozita do ketë një mbështetje të rëndësishme në zgjedhjet parlamentare të majit apo prillit
 

Ai tha se në zgjedhje duhet të dilet me një logo opozitare, ku të përfshihet edhe logoja e PD-së dhe partive të tjera. Mediu shtoi se mund të ketë edhe dy koalicione opozitare, që vepojnë si koalicione politike të përbashkëta, por elektoralisht të ndara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy