
Gazeta greke “Ta NEA” është hapur këtë fundjavë me artikujt e katër autorëve grekë, të cilët bëjnë thirrje për njohjen e Kosovës.
Thirrjet për njohje të Kosovës nga katër autorë grekë janë publikuar në të përditshmen greke “Ta NEA” në edicionin e kësaj fundjave. Ioannis Armakolas shkruan:
Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së shkuarës, dhe në të njëjtën kohë dobëson rolin tonë rajonal.
Po ashtu kontribuon, të paktën në mënyrë indirekte në mbajtjen e rajonit në pasiguri gjeopolitike, për shkak të mos ankorimit në institucionet perëndimore”.
Autori i konsideron si fobike argumentet e atyre që janë kundër njohjes së Kosovës. Armakolas vë në dukje bashkëpunimin e ngushtë mes Vuçiç dhe Erdogan. Ndërsa, e konsideron të pamundur skenarin e “Shqipërisë së madhe”, pasi nuk mbështetet nga elitat shqiptare.



