Rama: Shqiptarët populli me instinktin më të fortë politik, s’kanë gabuar në asnjë palë zgjedhje

Rama: Shqiptarët populli me instinktin më të fortë politik, s’kanë gabuar në asnjë palë zgjedhje

Kryeministri Edi Rama i ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi lidhur me fushatën zgjedhore që po ndjek Partia Socialiste për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se ky popull është shumë më shumë i kthjellët kur vjen puna te zgjedhjet dhe se sipas tij pas viti 1991 ky popull nuk ka bërë asnjëherë gabim kur ka zgjedhur, në asnjë palë zgjedhje s’ka gabuar.

Që nga ‘91, votoi pa besim të plotë tek ata që sapo erdhën, pastaj në ‘92 ju dha gjithçka për t’ju dhënë mundësinë për të qeverisur, pastaj në verën e ‘92 ja u ktheu përmbys duke i dhënë pushtetin vendor opozitës, në ‘94 e sakatoi fare projektin e referendumit, në ‘96 nuk u bënë zgjedhje, ‘97 ishin zgjedhje pas një çmendurie dhe sigurisht që do shkonin siç shkuan, në 2000, 2001, 2003, 2005, ndodhi ashtu siç ndodhi nga figuracioni dhe vetë ngushtimi që bëri të mundur pushtetin, pra s’ka votuar asnjëherë gabim.

Po flas për zgjedhjet, po më dhe një palë zgjedhje nga ‘91 që shqiptarët kanë votuar gabim jam gati të diskutojmë dhe të vërtetoj të kundërtën. Kanë votuar gjithmonë duke anuar në anën e duhur përsa i përket të nesërmes.  Shqiptarët janë ndër popujt me instinktin më të fortë politik dhe me sensin më të mprehtë ndër popuj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy