Çahet rruga në mes, dy makina përfundojnë brenda saj

Çahet rruga në mes, dy makina përfundojnë brenda saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Romë ditën e sotme ku në mëngjes një rrugë është shembur duke krijuar një humnerë brenda së cilës përfunduan makina.

Sipas In Meteo, incidenti ndodhi në rrethin e Torpignattara, në via Zenodossio në afërsi të trotuarit ku toka u hap dhe brenda ranë dy makina një Mercedes SUV dhe një Smart, të cilat u dëmtuan.

Sipas autoriteteve rruga është shembur paraditen e sotme rreth orës 10:40, si pasojë e dëmtimeve nga ujërat që ndodhen nëntokë të cilët kanë dëmtuar pjesën nëntokësore të rrugës.

Në vend ndodhen autoritet të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjs dhe zgjidhjen e problemit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por banorët e zonës kanë denoncuar këtë dukuri pasi janë shumë të friksuar dhe të pasigurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy