Fqinja e gjyqtares së vrarë: Biseda e fundit me Fildesin, me rrëfeu takimin me ish-burrin

Fqinja e gjyqtares së vrarë: Biseda e fundit me Fildesin, me rrëfeu takimin me ish-burrin

“E respektonte e gjithë lagjja. I dija problemet e saj dhe gjithnjë e mbështesja. E takova para pak ditësh. E pyeta edhe për ish-burrin. Më tha ‘Jam e frikësuar’”. Kështu deklaroi dje, një prej fqinjeve të gjyqtares, shkruan sot GSH.

Duke mos dashur të identifikohej me emër, ajo rrëfeu se shkonte shumë mirë me Fildezin, ku kujtoi edhe bisedën e fundit që kishte bërë me të.

“Jetoj këtu pranë, jam në një lagje me të. Para pak ditësh e takova. Po flisnim për pushimet dhe për përgatitjet që ajo do të bënte për të çuar fëmijët në shkollë. M’u duk e shqetësuar. E pyeta se çfarë kishte, por nuk donte të më tregonte. E pyeta për ish-burrin, për atë që sot i mori jetën dhe la fëmijët rrugëve. Më tha se ishte e frikësuar. Të dielën i kishte zënë rrugën dhe ishin zënë. I kishte kërkuar që të ktheheshin bashkë, por Fildezi nuk pranonte. Ishte e përkushtuar vetëm te fëmijët e saj. I thashë të kishte kujdes nga ai njeri. Sot (dje) u trondita kur mora vesh për ngjarjen. Ai burrë nuk e meritonte të kishte një grua si ajo”, – tha fqinja e gjyqtares, së cilës i dridhej zëri gjatë gjithë bisedës së bërë me të.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy