Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur shumë zona të Shqipërisë nën ujë. Situata më e rënduar vijon të mbetet në Lezhë, ku këtë të enjte nisën edhe shkarkimet nga HEC-i Shkopetit.
Në qarkun e Elbasanit situata më shqetësuese paraqitet në fshatin Mlizë, ndërsa në Qerret të Durrësit janë evakuar 74 persona. Në Gjirokastër dhe Tiranë situata po shkon drejt normalizimit pasi edhe intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë.



