Disa muaj pas gazit lotsjellës dhe bllokimit të institucioneve dhe refuzimit për dialog, liderët e partive politike kosovare nga pozita dhe opozita janë ulur së bashku në një tryezë të përbashkët.
Kundershtaret politikë në Kosovë kanë pranuar të ulen në tryezë diskutimi për të biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit, që ka hyrë në fuqi nga data 1 prill.



