Llabani: Hetimet ndaj çiftit Veliaj do vazhdojnë deri në fund, Lali Eri nuk do i shpëtojë dënimit (VIDEO)

Llabani: Hetimet ndaj çiftit Veliaj do vazhdojnë deri në fund, Lali Eri nuk do i shpëtojë dënimit (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani thotë se procedurialisht hetimi ndaj çiftit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa do vazhdojë deri në fund pa pasur lehtësira.

Këtë mendim Llabani e tha për MCN Live, duke deklaruar se të gjitha veprat e sekuestruara nga gjykata nuk janë aq thjeshtë për tu lënë pa hetuar.

Fakt që vetë zonja Xoxa e kërkon me kaq ngulm heqjen e sekuestros pasurore diçka ka. Sot prokurorët janë përballë fakteve të reja.

Lënien në burg të Veliajt dhe zbutjen e masës së sigurisë në arrest shtëpie për biznesmenin Elman Abule, e shoh korrekte nga ana e gjyqtarit.

Flitet se zotit Veliaj mund t’i shtohet edhe çështja e inceneratorit. Duket se puna për inceneratorin e Tiranës vazhdon ende, kemi persona në kërkim si ish-ministri i Financave.

Mos të harrojmë që vetë Arben Ahmetaj ka thënë se Lali Eri ka dhënë firmat për ngritjen e inceneratorit.

Me këto prova dhe fakte që ka akuza, nuk mendoj se lali Eri do të shpëtojë nga ndonjë dënim me rreth 20 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy