Fushata bamirësise me iniciativë nga Lapo Elkann me Cristiano Ronaldo filloi sot dhe mbështetet menjëherë nga eksponentë të botës së sportit, muzikës, arteve dhe kulturës.
Objektivi i mbledhjes së fondeve, i cili do të jetë aktiv nga sot, 10 Prill për donacione, në faqen e internetit Nevergiveup.tinaba.it, ka si qëllim të mbështesë Kryqin e Kuq Italian, të angazhuar për të mbështetur më të prekurit në urgjencën e vështirë shëndetësore nga Covid-19. Fondet do të përdoren për shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë.
Gianluigi Buffon, Alessandro Del Piero, Fedez, Valeria Golino, Papu Gomez, Charles Leclerc, Giovanni Malagó, Paolo Maldini, Federica Pellegrini, Cristiano Ronaldo, Giuliano Sangiorgi, Giovanni Soldini, Bebe Vio, Alessandro Zanardi tashmë janë i bashkuarkësaj nisme.
"Asnjëherë mos hiqni dorë" është mesazhi i menduar nga agjensia krijuese Independent Ideas dhe Laps Foundation, një organizatë bamirësie e themeluar nga Lapo Elkann. "Në këtë kohë të vështirë për botën, është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar! Asnjëherë mos u dorëzo!", thotë Ronaldo, personi i i pari që mbështeti projektin.



