NASA zbulon planetin e “çuditshëm” që është jashtëzakonisht i ngjashëm me Tokën

NASA zbulon planetin e “çuditshëm” që është jashtëzakonisht i ngjashëm me Tokën

Një planet i “çuditshëm” është zbuluar së fundmi nga shkencëtarët të cilët janë në kërkim të jetës jashtëtokësore.

Kërkuesit e NASA-s të “Jet Propulsion Laboratoru” dhe Universitetit të New Mexico kanë zbuluar exoplanetin TOU-1231b orbital i një ylli xhuxh M, i njohur ndryshe si xhuxhi i kuq.

Shkencëtaret ishin në gjendje të evidentonin këtë yll dhe të masnin rrezen me masën e TOU-1231b. Kjo më pas  u dha atyre të dhënat e nevojshme për të llogaritur dendësinë dhe hipotezën se nga çfarë është krijuar atmosfera.

Planeti ka një madhësi më të vogël se Neptuni dhe një orbitë 24-ditore, është më afër yllit të tij se Toka me diellin, por temperatura e tij është e ngjashme me planetin tonë.

Atmosfera e tij është afërsisht 330 Kelvin ose 140 gradë Fahrenheit, duke e bërë TOI-1231b një nga ekzoplanetët më të ftohtë, të vegjël, të arritshëm për të kryer studime mbi atmosferën e tyre.

Shkencëtarët thonë se është e mundur që mund të ketë re të larta të pranishme në atmosferë, dhe ndoshta ekzistencë të ujit.

"Studimet e ardhshme të këtij planeti të ri do të na lejojnë të përcaktojmë se sa e zakonshme (ose e rrallë) është që retë e ujit të formohen rreth këtyre planetëve të butë", tha shkencëtarja e Nasa JPL Jennifer Burt.

Dendësia e ulët e TOI 1231b tregon se ai është i rrethuar nga një atmosferë dhe nuk është një planet shkëmbor. Përbërja e atmosferës së këtij planeti është ende e panjohur.", tha shkencëtarja tjetër, Diana Dragomir.

Burimi: The Independent Përshtati: MCNtv.al

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy