
Holandezët Gert Kasteel dhe Dolf Pasker janë homoseksualët e parë që u martuan në botë dhe më 1 prill ata festuan 20 vjet martesë.
Holanda ishte në fakt vendi i parë që futi martesat e të njëjtit seks, me një ligj të miratuar në vitin 2000, dhe martesa midis Kasteel dhe Pasker u festua pak pas mesnatës së 1 prillit 2001, dita e parë e hyrjes në fuqi të masës, nga kryetari i atëhershëm i bashkisë së Amsterdamit Job Cohen.
Sot Kasteel është 59 vjeç, Pasker 61 vjeç. Pak kohë pas martesës midis Kasteel dhe Pasker në Amsterdam, u realizuan edhe tre martesa të tjera. Nga katër çifte të martuara atë ditë, tre janë ende bashkë; i katërti u nda nga vdekja e njërit prej bashkëshortëve në 2011-n.
Që kur Kasteel dhe Pasker u martuan, 28 vende të tjera kanë lejuar martesën e të njëjtit seks, duke përfshirë shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, duke përjashtuar Italinë.
Burimi: Il Post



