Mbyllja e kopshtit turk/ Prindërit: Vendim politik, fëmijët tanë nuk janë bakshish i qokave të kryeministrit

Mbyllja e kopshtit turk/ Prindërit: Vendim politik, fëmijët tanë nuk janë bakshish i qokave të kryeministrit

Krahas mbylljes së Kolegjit Turk, bashkë me të me vendim të qeverisë, është bërë edhe mbyllja e kopshtit turk, “Zubeyde Hanim”, sipas së cilit u bë pasi nuk plotësoheshin standardet.

Për më sipër, prindërit, fëmijët e të cilit frekuentojnë këtë kopsht, janë kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit.

Për mikrofonin e “MCN live”, prindërit shprehin shqetësimin e tyre se ky është një vendim tërësisht politik dhe se ata kanë nisur iniciuar krahas institucionit të kopshtit, edhe një padi në Gjykatën Administrative, në emër të prindërve.

Jemi të prekur nga një vendim i tillë, dhe të gjithë kemi marrë masa të mblidhemi për të ndjekur çdo seancë gjyqësore dhe poashtu kemi protestuar për të drejtën e arsimit të fëmijëve tanë.

Ne kërkojmë të rishqyrtohet çështja, sepse është cenuar e drejta e fëmijëve tanë, poashtu edhe ne si prindër jemi përballuar me pamundësi për ti çuar diku tjetër, nuk na përkojnë kopshte publike, aty ka edukatore me nga 40 fëmijë, ndërkohë që këtu ishin kushtet me shumë standarde.

Unë mendoj se ky vendim është i kapur nga politika, është vendim tërësisht politik, nuk ka ndodhur vetëm më kopshtin e fëmijëve tanë.

Është teatër i stisur nga qeveria, që neve na ka prekur si prindër, i bëj thirrje kryeministrit se ne jemi prindër, dhe mbrojmë të drejtën e fëmijëve tanë, dhe do ta mbrojmë me çdo mjet demokratik, me gjykata, kundër këtij vendimi kemi nisur edhe një gjyq si prindër.

Padia e prindërve është në gjykatën administrative dhe pas seancën së parë nga ana e institucionit, do të nis edhe shqyrtimi i padisë sonë, pra presim të nis procesi gjyqësor për palën e prindërve.

Unë dua të them se fëmiu im nuk është bakshish i qokave të kryeministrit që bën ndaj shteteve tjera, kjo është larje e qokave që bëjnë ata ndërmjet shteteve, sepse të gjithë e dinë që është marrëdhënie specifike mes dy individëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy