Emergjencat Civile: Përmirësohet situata nga reshjet, kuotat e Drinit, Bunës dhe Vjosës nën nivel kritik

Emergjencat Civile: Përmirësohet situata nga reshjet, kuotat e Drinit, Bunës dhe Vjosës nën nivel kritik

Situata e reshjeve në vend është përmirësuar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas Qendrës Operacionale të Emergjencave Civile.

Lumenjtë Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të Cullos, është normalizuar.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë.

Situata ka përmirësim sa i përket edhe pranisë së ujit në rrugë apo sipërfaqe toke në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit dhe Dibrës.

Po ashtu punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e disa defekteve në disa zona rurale në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Elbasan, Korçë.

Të gjitha forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për t'u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve në zonat, ku mund të ketë probleme. Edhe gjatë natës do të ketë monitorim të vazhdueshëm të nivelit të lumenjve, me më shumë prurje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy