
Parisi duket si një fushëbetejë lufte nga protestat e sotme, që kanë detyruar policinë të përdori pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm nga rrugë e kryeqytetit francezë.
Pamjet nga Parisi, tregojnë skena kaotike, teksa policia përpiqej për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm duke ridrejtuar turmën e marshuesve paqësorë në rrugët anësore. Zhurmat e forta dëgjohen në sfond, ndërsa tymi dhe gazi lotsjellës zbresin nëpër rrugë.
Policia u desh të përdorte gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të mbajtur nën kontroll protestuesit.
Mes protestuesve të majit, individët e maskuar kanë hedhur bomba tymi dhe u kanë vënë zjarrin automjeteve të parkuara në kryeqytetin francez.
Policia tha se ishin rreth 1.200 individë "të mbuluar dhe të maskuar" midis demonstruesve të Ditës së 1 Majit në urën Pont d'Austerlitz në Parisin qendror.
Protestuesit kanë djegur disa automjete dhe fronte të dyqaneve të dëmtuara, duke përfshirë edhe hedhjen e bombës me benzinë përmes një dritareje të McDonald's.
Franca proteston në Ditën e Punës, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron e gjen veten në një betejë të zgjatur me sindikatat dhe studentët mbi planet e tij të reformave. Punonjësit e hekurudhave kanë qenë në protesta që nga mesi i prillit, të zemëruar me planet për të ngrirë pagat, dhe të shkurtojnë 120,000 vende pune dhe të punësonin më shumë kontraktorë privatë.
Ndërsa studentët kanë bllokuar disa universitete anembanë Francës, duke protestuar ndaj masës së Macron për të reformuar sistemin arsimor, përfshirë futjen e kritereve të reja të pranimit dhe renditjen e të rinjve që aplikojnë në universitetet publike.



