Policia e Tiranës ka arrestuar para dy ditësht, dy persona të tjerë që ishin shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur disa javë më parë në rrugën e Rinasit.
Në pranga u vënë Aleksander Murataj, 41 vjeç, dhe Dritan Sinani, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë
Ata dyshohen se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.
Nga se bëhet e ditur, Aleksandër Murataj është vëllai i të dyshuarit kryesor, si kreu i grupit të grabitësve të parave në segmentin Qafë Kashar-Rinas, Admir Murataj.
Pas këtyre arrestimeve shkon në 8 numri i personave që janë vendosur në pranga nga banda e grabitësve në rrugën e Rinasit.
Të arrestuar deri tani janë Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa, Admir Çerpja, Dash Kupa, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani, ndërsa janë në kërkim edhe disa persona të tjerë.
Në supergrabitjen e 9 shkurtit u morën rreth 3.2 milionë dollarë nga një bankë e nivelit të dytë, ndërsa policia mundi të zbardh ngjarjen në kohë rekord , duke bërë kështu edhe arrestimin e autorëve dhe gjetjen e një pjese të parave.
Ndërsa ditën e sotme, policia e Tiranës ka publikuar edhe fotot e autorëve që ishin pjesë e grabitje në Rinas.



