Si do të krijohet qeveria në Kosovë? Sheholli sqaron tre skenarët e mundshëm: Rizgjedhje në maj nëse nuk ka zgjidhje (VIDEO)

Si do të krijohet qeveria në Kosovë? Sheholli sqaron tre skenarët e mundshëm: Rizgjedhje në maj nëse nuk ka zgjidhje (VIDEO)

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës, situata politike e Kosovës mbetet e paqartë, pasi asnjë parti nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.

Vetëvendosje, me liderin Albin Kurti, është partia që prin me 40.83% të votave, por ka vetëm 47 mandate nga 61 sa i nevojiten për krijimin e qeverisë.

Drejtori për Marrëdhëniet Ndëretnike, Fatmir Sheholli, theksoi për “MCN live”  se procesi i numërimit të votave ka ecur shumë ngadalë, dhe kjo ka ngritur shqetësime për integritetin e procesit.

Ai përmendi gjithashtu mundësinë që situata të merret në shqyrtim edhe nga Prokuroria, pas takimit të presidentes Osmani me kryetarin e KQZ-së.

Që nga e diela nuk kemi mundësi fare ta dimë se çka po ndodh me tërë këtë proces te numërimit të votave dhe si duket ngapak ka defekte edhe të vet integritetit të kësaj çështje, prandaj nuk mund te flasim për themelimin e qeverisë.

Edhe pse në njëfarë forme, partitë politike kanë dal dhe i kanë thënë rezultatet që janë por ajo që na brengos është kjo që ka ndodh tash e pesë ditë me faktin që një numër kam i vogël i votave, diku 900 mijë vota, nuk mund te numërohen dhe nuk ka as procesim të KQZ-së, në vet webfaqen e këtij institucioni.

Vet dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me kreun e KQZ-së, dhe vet ky fakt na bën të mundshme që të kemi disa çështje që siç duket do duhet ti hetojë edhe Prokuroria.  

Sheholli sqaron tre skenarët e mundshëm për krijimin e qeverisë, teksa në të kundërtën në mosrealizim të saj, do të çojnë në rizgjedhje të tjera në muajin maj.  

Në këto kushte kemi tre skenarë të mundshëm. E para, Kurti duhet të provojë, Kushtettua e lejon këtë çështje. Nëse është i interesuar duhet të provojë dhe ta formojë qeverinë.

Nëse nuk mundet ta formojë qeverinë, në bazë të një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se është në konfidencën e Presidentes së vendit, në këtë rast, e cila me të njëjtën procedurë do të veprojnë herën e dyte. që do të thotë se ai që bind që i ka 64 vota të deputetëve.

Në anën tjetër nëse nuk dëshiron që Kurti të formojë qeverinë, ose që opozita nuk mundet të formojë qeverinë këtu tjetër nuk mbetet një skenar tjetër, pos të shkojmë në zgjedhje në muajin maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy