Një polic i komisariatit të Delvinës u vu në pranga nga kolegët e tij mbrëmjen e djeshme. Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Gjirokastër ka vënë në pranga efektivin e policisë, Klement Hamzaj, 34 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Delvinës.
Arrestimi i tij është bërë mbi bazën e urdhrit të prokurorit, për veprën penale të “Perndjekjes”, të parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal. Ndalimi është kryer në funksion të procedimit penal referuar nga SHÇBA Gjirokastër, në shtator 2016, për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130 /a te Kodit Penal, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
