Rreli: Blerja e ilaçeve pa recetë agravon më shumë simptomat, shqiptarët ende të ndrojtur për tu drejtuar te psikologu

Rreli: Blerja e ilaçeve pa recetë agravon më shumë simptomat, shqiptarët ende të ndrojtur për tu drejtuar te psikologu

Mjekja psikiatre Ariana Rreli e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur lidhur me problemet depresive për të cilat u shpreh se agravojnë më tepër simptomat duke mos i kuruar te specialisti.

Ajo tha se shqiptarët kanë ndrojtje të pranojnë problemet e shëndetit mendor dhe gjejnë si zgjidhje blerjen e medikamenteve pa recetë, gjë që e përkeqëson dhe më tepër problemin.

Sipas saj, është e nevojshme që të rritet sa më shumë ndërgjegjësimi për të tilla problematika, ndërsa shton se e nevojshme mbetet dhe bashkëpunimi me familjarët e pacientëve.

Në fakt do e mendoja në këndvështrimin pozitiv sepse duket se ka një sensibilizim jo vetëm ndaj shëndetit mendor por dhe ndaj ngjarjeve që baza e këtyre problematikave prekin popullatën më vulnera      bël. Media ka bërë një punë për të qenë në krye të gjithë kësaj fushate sensibilizimi, ndërsa profesionalisht kjo periudhë ka një hop të problematikës dhe kjo në të gjitha studimet e kërkimit të ndihmës në këtë periudhë.

Në fakt ka teori nga më të ndryshmet një nga më interesantet duke qenë se ne vijmë nga gjitarët sistemi ynë hormonal që populli thotë ndërrohet gjaku, aktivizohet një sistem hormonal që nuk favorizon shumë sidomos këtë sferën e reagimeve tona. Pastaj janë dhe ndryshimet e shpejta, ekspozimi i shumtë në diell, krahasuar me dimrin e zymtë krijohen këto luhatje. Shumë shpesh ne bëhemi kompetentë për shumëçka, i dimë të gjitha. Problemet e shëndetit mendor shpesh herë nuk duam ti bëjmë të ditura.

Nuk është i rrallë, ka një kufizim tani në dhënin e këtyre medikamenteve, por jo rrallë vijnë dhe tregojnë dy probleme njëkohësihst pas problemit dhe varësia që ka krijuar ndaj një medikamenti që e ka përdorur pa u konsultuar me mjekun. Është thirrja që ne bëjmë vazhdimisht jo vetëm që personi po humbet kohë për zgjidhjen e problemit por dhe për problemin e varësisë.

Më tej ajo shtoi se gjumin e nxjerr si problematikën e parë por ndërkohë ka një kurë që përmirëson dhe gjumin dhe s’ka nevojë fare të marrësh atë ilaçin e gjumit që pastaj të krijon varësinë.

Mjeku është si rrobaqepësi, duhet ti marrë mirë masat dhe të bëjë kostumin që do. Një mjek duhet të përcaktojë dhe bazën e problematikës për të vendosur dhe medikamentin. Mund  të ketë filluar një gjendje ankthi që do mjekimin specifik për të mos shkuar pastaj në sëmundje që janë problemet më madhore që lidhen me probleme të shëndetit mendor që lidhen dhe me pagjumësinë. Pas tërmetit dhe covid ka rënë duke parë një ndërgjegjësim, gjithsesi ende vazhdon të jetë si kufizim sepse ne vazhdojmë të bullizojmë dikë që shfaq ndonjë shenjë dhe pa e folur këtë shenjë dhe aq më tepër kur e bën evidente apo kur e shohim që pi medikamente.  

Normalisht familjarët i kanë në qendër të vëmendjes dhe një familje e dallon fare mirë se çfarë nuk shkon te një nga anëtarët e vetë për ta nxjerr problemin dhe për të gjetur zgjidhje, kërkojmë dhe bashkëpunimin me familjarët sepse me anë të bashkëpunimit tentojmë të zgjedhim një shoqëri që na kupton dhe pastaj thirrja tjetër është gjithmonë për bashkëprofesionistët. Duhet të flitet ky problem dhe të vijë për zgjidhje te një profesionistë i vërtetë pa dashur të anashkaloj askënd.

Rreli ka treguar dhe rastin e një vajze të re që ishte farmaciste e cila i ka ardhur për vizitë pasi kishte arritur në fazën që konsumonte 37 Xanax brenda ditës.

Ajo ishte farmaciste, e kishte filluar me një me dy dhe kur erdhi e pash si një njeri të mbijetuar se si një njeri përballë meje kishte pirë 37 kokrra xanax, por ai njeri s’kishte bërë asnjë analizë se çfarë lloj dëmi i shkaktonte. Ky është një rast ekstrem, e kishte nisur që kur kishte qenë studente me provimet si një zgjidhje për të mpirë ankthin e momentit, pastaj avash avash, sepse ky grup medikamentesh këtë ka të keqe nuk janë andtidepresantë e fillon me pak dhe njësoj si drogat duhet të rrisësh dozën se nuk e merr dot efektin dhe kjo overdozë të çon pastaj në fatalitet.

Ajo mund të ketë pasur ndërgjegjësimin nga dikush tjetër që erdhi tek unë sepse vetë fliste shumë pak dhe mendoj se dikush tjetër e ka ndërgjegjësuar por iku duke më lënë mua të tmerruar. E gjeta veten pa armë për ta ndihmuar. Fytyra e saj e bardhë nuk më hiqet nga mendja, nuk e di se si mbijetonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy