Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar foton me prokurorin e Tiranës, Petrit Fusha. Në një intervistë për “Orën”, kryebashkiaku tha se me të njihet prej kohësh dhe se takimi ishte rastësor.
“Unë kam qenë tek “Taivani” sepse një ndërmarrje e bashkisë po organiozonte një festë. Ata nuk ishin përgatitur dhe takoj në holl prokurorin që e njoh prej vitesh. Kemi konsumuar një sallatë dhe kemi pirë një birrë. Po të kisha gjë, nuk do ta takoja në public”, është shprehur ai.
Veliaj thotë se takohet rregullishte me zyrtarë të ndryshëm dhe kjo nuk përbën konflikt interesi.
”Unë me prokurorë me zyrtarë takohem non stop. Unë sot jam takuar me të gjithë drejtuesit e policisë. Aty ishte gazetari i Shkëlzenit, e pashë e përshendeta. Unë e kuptoj zellin politik, por nuk kam asgjë për të fshehur dhe prandaj u takuam publikisht”, shprehet ai.
Ndërkohë, në lidhje me dosjet në prokurori, Veliaj shprehet: “Ne kemi dhjetëra dosje. Ne kemi një bashkëpunim korrekt me të gjitha institucionet. Kryetari i bashkisë që duhet të menaxhojë bashkinë më të madhe duhet të takohet”.



