Ministri Hasani për vdekjen e Navalny: Jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise për demokracinë

Ministri Hasani për vdekjen e Navalny: Jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise për demokracinë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, reagon për vdekjen e opozitarit rus në burg, Alexei Navalny.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social X, kryediplomati shqiptar thotë se ndihet thellësisht i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Alexei Navalny në një burg rus.

Navalny jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise kur vinte puna për vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz.

Vdekja e tij është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia.

Disidenti rus dhe opozitari kryesor Alexei Navalny, 49 vjeç, gjeti vdekjen ditën e sotme në koloninë e burgut numër 3 të Qarkut Autonom Yamalo-Nenets, në Rrethin Arktik, ku vuante një dënim prej 19 vitesh burg.

Ai u ndje keq, pas një shëtitje dhe më tej ndërroi jetë, njoftoi nga Shërbimi Kombëtar i Burgut të Rusisë.

Ndërkohë mediat ruse raportojnë se shkak për vdekjen e Navalny është bërë një trombozë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy