Në studion e MCN Informacion, gazetarët Oliverda Allmuça dhe Andon Kello ndanë me shikuesit përvojën e përditshme dhe sfidat e profesionit.

Allmuça u shpreh se më shumë sesa profesion, gazetari është pasion.

E kam nisur gazetarinë shumë herët. Nuk ke nevojë të shkosh e të studiosh sepse gazetarinë o e ke o nuk e ke. Kur fillova punë në 2015, portalet kishin marrë bumin. Unë punoja në një portal të vjetër dhe kishte njëfarë filtri.

Ndërsa Kello u shpreh se duhet një status i veçantë për gazetarin.

Bëhet fjalë për sfidat e gazetarit. Është individi që trajton fenomenin dhe profesionin. Është e vërtetë që gazetarët më parë kanë punuar në kushte të vështira.

Gazetaria nuk është vetëm pasion. Është punë. Ne kemi pasur një kolegun tonë që kundërshtoi kryeministrin, e syrgjynosën. Jam pro një statusi ligjor të veçantë për gazetarët. Është edhe argumenti që gazetari duhet të jetë i lirë.

Lidhur me sfidat e profesionit, Allmuça u shpreh se përballet shpesh me mungesën e zërave të ekspertëve.

Në gazetarinë e terrenit ka shumë sfida. Na mungon pjesa investigative. Na mungon gazetaria cilësore. Sfida më e madhe janë kasetat e gatshme. Nuk e shmangim dot. Në momentin që flasim kemi në dorë vetëm kërkesën për informacion.

Deri në momentin që e gjithë industria do të gjejë momentin për të sfiduar këtë.

Jemi te gazetaria deklarative. Tentativat tona për të shkuar më tej shpesh dështojnë, sepse ekspertët e mirë mungojnë. Ose janë larguar ose mbajnë profil të ulët.

Jetojmë në një vend të tejmbushur me media informative. Ne jemi gazetarë, nuk bëjmë dot ekspertizën.

Ndërsa Kello u shpreh se media ka censurë dhe propagandë dhe kjo i dekurajon ata që e shohin këtë punë më shumë si pasion sesa si profesion.

Ka censurë dhe propagandë në media. E shohim çdo ditë. Ky profesion është bërë shumë më pak pasionant se ka qenë vite më parë. Ne gazetarët e politikës bëjmë të gjithë të njëjtën punë. Është tepër e vështirë. Mund të shohësh deputetë të PS që mund t’i pyesësh dhe për projektligjet dhe nuk flasin se nuk kanë marrë lejen. Raporti politikë-media është tepër jo i shëndetshëm.