Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në Fushë-Krujë.
Një autobot çimentoje ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Thumanës rreth orës 15:45.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



