Kthupi: Protestat politike nuk mund të prodhojnë produkt. Berisha ka vetëm një qëllim, SPAK (VIDEO)

Kthupi: Protestat politike nuk mund të prodhojnë produkt. Berisha ka vetëm një qëllim, SPAK (VIDEO)

Rezart Kthupi nga partia “Djathtas 1912”, thotë se protesta e thirrur nga Partia Demokratike pasditen e sotme me bllokime rrugësh, është një protestë politike për të cilën nuk ka nevojë.

Ai deklaroi për MCN Live, protestat duhet të jenë të qytetarëve, pasi partitë politike janë pjesë institucionale e shtetit shqiptar dhe nuk kanë arsye për të dalë.

Sipas tij, partitë veprojnë në mënyrë institucionale, ndërsa protestat janë mjet i qytetarëve.

Drupal Ad

Vetëm dy protesta qytetare kanë prodhuar produkte në vendin tonë. Protestat politike janë për të treguar muskujt.

Kush është objektivi i protestës sot?  Nuk duhet ta thërrasin partitë politike protestën.

Partitë politike janë për të formësuar vullnetin shoqëror dhe transferimin e vullnetit shoqëror në qeverisjen e vendit.

Qytetarët shqiptarë janë shumë herë më të ndërgjegjshëm se ka korrupsion. Pse me protestat që sjell PD kufizohet?

Protestat politike nuk mund të prodhojnë produkt, se pala tjetër që është po politike, do të reagojë po politikisht.

Unë protestoj për një çështje të caktuar që pretendoj të më rregullohet. Berisha ka vetëm një qëllim SPAK.

Të gjitha protestat që bën, i bën për të ardhur në pushtet dhe për të deformuar SPAK.

Për këtë bëhet protesta, që unë të mbledh vota, të vij në pushtet dhe të prish atë që gjithë qytetarët shqiptarë e mbështesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy