
Specialisti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe, Laidon Shapo tha përmes një lidhje Skype për edicionin e lajemeve të MCN TV se situata e infektimeve me Covid në Shqipëri është një valë e pastër që kërkon të mbikqyret me kujdes.
Duke shtuar se kjo situatë është e ngjashme me atë në vende të tjera, Shapo u shpreh se shkak për gati 10-fishimin e reasteve është bërë lëvizja e pakontrolluar e njerëzve. Siç u shpreh Shapo niveli i ulët i vaksinimit krijon premisa për vështirësi më të madhe, duke qenë se virusi bashkohet edhe me virozat stinore.
I pyetur për vaksinimin e detyrueshëm, Shapo tha: “Është një situatë që nuk po ndodh vetëm në Shqipëri. Komiteti i Ekspertëve me atë të Task Forcës duhet të japin indiciet reale për vaksinimin e detyrueshëm”.
Intervista:
Z. Shapo si e shihni gati 10- fishimin e rasteve të infektimeve në Shqipëri ditët e fundit?
Shapo: Situata në Shqipëri nuk është e veçantë nga vende të tjera. Aty padyshim erdhi më vonë varianti Delta për shkak të lëvizjeve pa kufizime. Është një valë që mban firmën e variantit Delta që ka dominuar kudo dhe tashmë është global. Ai bën që përgjigja imunitare të mos jetë si ndaj variantit Kent. Ajo që është e menjëhershme është ngritja e kurbës. Në Shqipëri është shkalla e infektimeve 15% ndërkohë që në Britani është 5-6%. Delta nuk ka bërë namin me shtrimet në spital, por kjo është valë reale dhe shifrat janë ato që priten dhe nuk është kollaj të llogaritësh për rënie. Kjo valë do vazhdojë të ulet, por ideja është se nëse shtyhet në shtator dhe bashkohet me virozat stinore vështirësia është më e madhe. Ndërkohë që shkalla e vaksinimit është e vogël krahasuar me vendet e Rajonit. Niveli i ulët i vaksinimit krijon premisa për vështirësi më të madhe. Kjo është situatë jo thjeshtë shtim rastesh por valë e pastër që kërkon të mbikëqyret me kujdes.
A duhet të jetë vaksinimi i detyrueshëm dhe kushtëzues z. Shapo? Stafi mjekësor, studentët dhe arsimtarët duhet të paraqesin në ambientet e tyre të punës dhe universitete certifikatën e vaksinimit. Deri më 30 shtator të gjithë duhet të dorëzojnë vërtetimin e vaksinimit në institucionet përkatëse.
Shapo: Është një situatë që nuk po ndodh vetëm në Shqipëri. Komiteti i Ekspertëve me atë të Task Forcës duhet të japin indiciet reale për vaksinimin e detyrueshëm. Britania ndjek Francën, Greqinë dhe Italinë për vaksinimin e detyrueshëm. Duhet të bëhet njohja e vaksinave bazë për tu lëvizur drejt vaksinimit të detyruar. Ajo që po ndodh në Britani është se ministrat sëbashku me Komitetin Teknik të Ekspertëve diskutuan për vaksinimeve të disa grupeve. Qëllimi i vaksinimit me dy doza është që të ruhen grupet me risk. Këtu u hodh ideja e personave që merren me shtëpitë e të moshuarve të jenë të vaksinuar për të ruajtur vendin e punës. Kjo ka hasur rezistencë nga ata të anti-vaksinës ku futet një pjesë personeli. Ky lloj procesi po mëndohet të shtrihet tek të gjithë punonjësit e shëndetit. Është bërë një studim me 11 mijë punonjës ku është parë që 1 në 4-5 veta refuzonin vaksinën dhe të kesh këtë rezultat duhet të dish pse dhe pse-ja ishte mungesa e informacionit për këtë proces. Besueshëmria tek procesi tek imuniteti natyral. Na duhen vaksinat për kujtesën T në shtyllën kurrizore ndaj virusit.
Në Shqipëri ka shumë paqartësi për vaksinat, për cilësinë dhe për efektet anësore. Por ndërkohë ka edhe skepticizëm nga vetë mjekë që ende se kanë marë vaksinën.
Shapo: Cilësia e vaksinës është esenciale. Është e rëndësishme të dimë sa prej të infektuarve tani janë të vaksinuar, me cilën vaksinë, etj. Vaksinimi duhet të ishte i organizuar në bazë të grupmoshave sepse 18-29 janë grupmoshat që rrijnë turi më turi me njëri-tjetrin. Sa i takon vaksinave Moderna nuk është përdorur këtu sepse është e shtrenjtë por është përdorur Pfizer dhe të tjera. Për sa i takon personelit shëndetësor do doja të dija sa prej tyre janë vaksinuar, sa prej tyre e kanë kaluar dhe kur. Të dhënat mblidhen dhe na duhet imuniteti natyror i atyre që e kanë kaluar në mënyrë të shëndetshme dhe atyre që janë vaksinuar. Unë do të isha shumë i kënaqur nëse në Shqipëri do të ishte 50% shkalla e vaksinimit me dy doza dhe jo 26%.



