Greqia pezullon TVSH-në, qeveria jep 6.8 mld euro për bizneset dhe të punësuarit (VIDEO)

Greqia pezullon TVSH-në, qeveria jep 6.8 mld euro për bizneset dhe të punësuarit (VIDEO)

6.8 miliardë euro është paketa e ndihmës  që qeveria greke ka akorduar për mbështetjen financiare të biznesit dhe të punësuarve.

Ky fond do të plotësojë nevojat e rreth 1.7 milionë të punësuarve, 700 mijë të vetëpunësuarve dhe afro 800 mijë bizneseve.

Qëllimi i qeverisë është të mbajë funksionale mijëra biznese që prej dy javësh kanë vetëm shpenzime, por jo të ardhura. Plani  gjithëpërfshirës synon të stimulojë ekonominë greke për muajin në prill për të kompensuar pasojat e situatës.

Më konkretisht, plani parashikon që punonjësit të marrin një shtesë prej 800 eurosh për këtë periudhë.  Kjo ndihmë nuk do të taksohet. Kontributet e sigurimeve për pagën nominale do të mbulohen nga qeveria  për 45 ditë.

Ministri i Financave, Christos Staikouras, tha se qeveria është duke zbatuar politika për të mbështetur ekonominë, në një moment ku nevojitet qetësi dhe realizëm.

"Dëmi për ekonominë do të jetë i madh, por i përkohshëm. Ne po e mbështesim shoqërinë me një sens drejtësise, pasi po e shpërndajmë barrën përmes një kontributi më të madh shtetëror, duke respektuar sakrificat e jashtëzakonshme të shoqërisë vitet e fundit".

Lidhur me biznesin, qeveria vendosi të të pezullojë pagesën e TVSH-së dhe të bëjë 25% zbritje për këstet e taksave të  muajit prill nëse ato paguhen me kohë. Parakusht për të përfituar nga paketa e ndihmës është ruajtja e vendeve ekzistuese të punës.

Punonjësit në spitale dhe qendrat shëndetësore do të marrin ndihmë urgjente deri më 10 prill. Bankat nga ana tjetër do ta bëjnë më të lehtë ripagimin e kredive me këste.

Ministri  Staikouras thotë se do të vendoset një buxhet shtesë  prej 5 miliardë eurosh për të zbatuar masat e mbrojtjes së shëndetit publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy