Përplasja për detin, Moska pro Athinës (VIDEO)

Përplasja për detin, Moska pro Athinës (VIDEO)

Nevojën për respektimin e rreptë të ligjit ndërkombëtar, shmangien e veprimeve provokuese, si dhe zgjidhjen e çdo problemi me mjete paqësore kërkoi ambasadori rus në Athinë, Andrei Maslov teksa foli për tensionin mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdhe.

Në një intervistë për mediat vendase, diplomati rus tha se Greqia, si një vend mesdhetar që preket drejtpërdrejt nga efektet negative të krizës libiane, ka të drejtë të marrë pjesë plotësisht në përpjekjet shumëpalëshe për të zgjidhur konfliktin e krijuar pas memorandumit për detin, të nënshkruar mes Ankarasë dhe qeverisë në Libi.

Andrej Maslov, ambasadori i Rusisë në Greqi:

Fari i vetëm është ligji ndërkombëtar. Zona bregdetare, shelfi kontinental dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike të ishujve si dhe ndalimi i kërcënimeve janë të vetëkuptueshme. Çdokush që është i interesuar pë kornizën ligjore përkatëse duhet të lexojë Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit të vitit 1982,  dhe më konkretisht nenin 121 mbi ishujt.

Rusia u ka bërë thirrje palëve të tregojnë maturi politike për të shmangur çdo përplasje, teksa lë të kuptohet se nuk mbështet intepretimin që I bën Ankaraja çështjes së detit sipas të cilit Athina ka të drejtë të zgjerohet vetëm në 6 miljë në zonat detare të ishujve dhe jo në 12 milje.

U kemi bërë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin hapa që nuk do të përkeqësojnë më tej situatën në Libi dhe Mesdhe. Ne i kushtuam vëmendje reagimit dhe vlerësimeve të Greqisë, Qipros, si dhe Egjiptit se memorandumi për përcaktimin e zonave detare nuk është në përputhje me Konventën për Ligjin e Detit.

Deklaratat e ambasadorit rus Athinë vijnë vetëm pak ditë pas nënshkrimit të paktit të ri detar me Greqisë dhe Italisë, një marrëveshje që u quajt historike dhe që sipas mediave vendase i hap rrugë edhe finalizimit të paktit detar me Shqipërinë dhe Egjiptin. Kjo marrëveshje u mirëprit edhe nga pala shqiptare që përmes anëtarit të grupit negociator, Glevin Dervishi, sugjeroi që edhe me Shqipërinë të ndiqet i njëjti mekanizëm si me Italinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy