Buxheti për 2025, Halilaj: Me shumën e akorduar s’mund të ketë arsim cilësor, qeveria s’e ka prioritet

Buxheti për 2025, Halilaj: Me shumën e akorduar s’mund të ketë arsim cilësor, qeveria s’e ka prioritet

Zëvendës presidenti i Sindikatës së Arsimit, Isa Halilaj, për shifrën prej 620 milionë euro në buxhetin për arsimin gjatë vitit 2025, thotë së është nën nivelin e Bashkimit Europian dhe se me një shumë të tillë nuk mund të pretendohet një arsim cilësor.

Duke folur për MCN Economy, ai deklaroi se për vitin që vjen nga një rritje të shumës së buxhetit, por e përkthyer në PBB është shumë e ulët, 2.4%, ndërkohë që të gjitha vendet e Bashkimit Europian e kanë mbi 5% dhe vendet skandinave mbi 7%.

Sipas këtij buxheti, arsimi nuk është prioritet i kësaj qeverie. Ne kemi kërkuar që arsimi të jetë prioritet të paktën për një periudhë 30 vjeçare.

Me 2.4% të PBB nuk mund të pretendojmë që të kemi arsim cilësor.

Sa i takon investimeve në shkolla, kryesisht janë në Tiranë ndërsa në periferi janë pa investime.

Duhet ndërhyrje dhe arsimi duhet të jetë në të njëjtin nivel në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Shkollat në rrethe janë jashtë funksionit, po mbyllen. Fëmijët kanë dy standarde arsimi në Shqipëri, qyteti dhe fshati.

Sa i takon rrogave të mësuesit, Halilaj u shpreh se duhet edhe dyfishim i pagës, në mënyrë që të mos ketë largime.

Ai tha se me buxhetin e akorduar nuk mund të pretendosh projekte dhe as të rrisësh cilësinë e arsimit, pasi 2000 mësues janë jashtë profilit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy