Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Vegël shantazhi ndaj opozitës, ka dështuar

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Vegël shantazhi ndaj opozitës, ka dështuar

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në respekt të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në dalje të Prokurorisë së Posaçme lidhur me zërat për shkrirjen e SPAK, deklaroi se ka dështuar në misionin e drejtësisë.

Në momentin që kthehet në një vegël shantazhimi dhe linçimi ndaj opozitës ka abortuar në misionin e vet të drejtësisë.

SPAK nuk është krijuar për të bërë luftë politike por të luftojë krimin e terrorizmin

 

Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta u arrestua më 21 tetor për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ-DIA.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy