Në kuadër të zbatimit të masave për kursimin e energjisë elektrike, Xhadat ka bërë një vëzhgim brenda perimetrit të institucioneve kryesore, ku ka konstatuar se një pjesë e tyre nuk po i zbatojnë ato.
Banka e Shqipërisë, Ministria e Bujqësisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Ministria e Shëndetësisë, madje dhe vetë selia e partisë socialiste në mes të natës janë të ndriçuara.
Pak ditë më parë ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku në një dalje për mediat përgëzoi institucionet për kursimin e energjisë. Në fjalën e saj ajo tha se targeti prej 15 % kursim është tejkaluar nga institucionet.
Ndonëse akti normativ për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, përjashton nga detyrimi për kursim spitalet, shkollat dhe disa institucione të tjera, vetë Balluku i kishte ato në krye të listës së kursimit.
“Edhe për muajin nëntor, institucionet shtetërore, shkollat, spitalet, çdo ndërtesë e cila është në funksion të shtetit shqiptar ka kursyer në total 20% dhe kjo është një shifër që me të vërtetë ka impakt në sistemin tonë elektro-energjetik, por megjithatë kursimi është çelësi i suksesit tonë.
Përveç detyrimit për ndërprerjen e ndriçimit të jashtëm të godinave të institucioneve çdo ditë pas orës 22:00, akti përcaktonte dhe ndërprerjen e ndriçimit të jashtëm të objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvanëve.
Por pas orës 22:00 dritat e sahati të Tiranës, Xhamisë së Et’hem Beut si dhe të resë ishin ndezur.



