Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ditën e sotme punimet për spitalin e ri të sëmundjeve të brendshmë në QSUT.
Manastirliu është shprehur se pavarësisht situatës me Covidin, punimet nuk janë ndalur në asnjë moment dhe se punimet po vijojnë të kryhen brenda afatit kohor të parashikuar.
Gjatë vizitës në spitalin e ri, ministrja ka deklaraur se me ndërtimin e këtij spitali do të vijë edhe një risi e cila do të ndihmojë në lehtësimin e punës dhe dhënien e një shërbimi më cilësor për pacientët.
Bëhet fjalë për një spital ditor i cili do të këtë një kapacitet prej 360 shtretërish.
“Ajo çfarë do jetë risia në organizmin e këtij spitali, është se spitali ditor do të përqëndrohet në strukturën aktuale ku është sot urgjenca, që do të bëjnë një qarkullim më të shpejtë të shtratit, duke mos patur pacientë që qëndrojnë me ditë për të marrë një shërbim por për të përdorur më më efiçencë gjithë shtretërit e vënë në dispozicion. Janë rreth 360 shtretër në këtë godinë dhe do të ndryshojnë tërësisht nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve, shërbimeve më të rëndësishme të spitalit që janë ato të sëmundjeve interne”, tha Manastirliu.
Ndërtimi i spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme është një investim i qeverisë shqiptare nga i cili do të përfitojnë 109 mijë pacientë. Punimet e spitalit pritet të përfundojnë në vitin 2021.



