Radiotelevizioni Shqiptar ka hapur aplikimet për Festivalin e 56 të Këngës. Shqipëria është ndër të parat vende që fillon përgatitjen për festivalin e fundvitit, nga i cili del kënga që do të përfaqësojë vendin në Eurovizion. Festivali i fundvitit mbahet si gjithmonë në dhjetor. Kënga fituese shkon në konkursin europian të këngës, i cili ëksaj radhe mbahet në Lisbonë, Portugali.
Shqipëria mori pjesë për herë të parë në vitin 2004. Përfaqësimi më i sukesshëm i Shqipërisë ka qenë ai Rona Nishliut në vitin 2012, e cila arriti në Top 5.
Shqipëria u përfaqësua në mënyrë dinjitoze për herë të parë nga Anjeza Shahini, e cila u rendit e shtata me këngën “Image of you”.
Në edicionin e këtij viti, Shqipërinë e përfaqësoi Lindita Halimi, e cila pak muaj para pjesëmarrjes në Eurovizion kishte qenë një nga konkurrentet e forta të American Idol.
Lindita u rendit e 14-ta me 76 pikë.



