
Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ka diferenca të thella mes kreut aktual të PD-së dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Imami tha se janë dy ndryshimet thelbësore mes këtyre dy figurave: pazaret me Ramën dhe ato me listat e deputetëve.
Nuk kemi menduar kurrë se Berisha ndan para me Ramën. Askujt nuk i ka shkuar mendja se mund të shiten vendet për deputet. Është ky reputacion që nuk është krijuar rastësisht. Ky është reputacioni i Bashës, ia kanë thënë njerëzit edhe në zyrë. Nuk e kishte këtë Sali Berisha.
Imami tha se Bashën nuk e merr më njeri seriozisht dhe kjo reflektohet sidomos në rrjetet sociale.
Ka një gjë që e kanë kuptuar shqiptarët para nesh. Dy vitet e fundit, i gjithë humori në ueb ka personazh Lulzim Bashën. Askush nuk e merr më seriozisht.



