
Fenomeni i reality show u komentua nga gazetarja Viol Xhafaj, në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ku tha se ndjek çdo gjë si natyrë kurioze që është, për të rrëfyer më tej detaje nga jeta e saj.
Nuk jam ndjekëse e reality show, por lexoj dhe ndjek çdo gjë si natyrë kurioze që jam. Është një format që funksionon, pasi janë njerëz të njohur, kryesisht prej rrjeteve sociale. Shkon në natyrën e shqiptarëve, që duan të dinë se çfarë ndodh tek shtëpia e tjetrit. Nuk është në stilin tim, jam e dhënë pas dokumentareve, reportazheve. Të bërit intervistave jashtë jo në studio, mini-reportazhet, janë gjërat që pëlqej më shumë
u shpreh Xhafaj.
Më tej Viol zbuloi se ka qenë gazetare terreni për disa vite në sektorin e ekonomisë.
Lidhur me pamjen e jashtme ajo tha se të jep një lloj ndihme, por se është profesionalizmi ai që të jep dorë.
Sa i takon gazetarisë, bëri me dije se e dashuron dhe se nisja e saj në media ka qenë rastësore, pas një audicioni në televizionin Alsat.
Unë kam një raport shumë të mirë me veten, e kam pranuar veten me të gjitha
shtoi Xhafaj.



