Thaçi: Nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, as ndarje të Kosovës

Thaçi: Nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, as ndarje të Kosovës

Presidenti i Kosovës nuk është tërhequr nga ideja e ndryshimit dhe korrigjimit të kufijve me Serbinë. Në ditën e fundit të vizitës zyrtare në SHBA, kreu i shtetit të Kosovës ka mbajtur një ligjëratë publike në “Atlantic Council” në Washington ku ka thënë se nuk do të ketë ndarje dhe as shkëmbim territoresh. 

"Nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë as kufi përgjatë vijave etnike dhe as shkëmbim të popullatës”, deklaroi presidenti. 

Ai nuk e ka mohuar mundësinë e ndryshimit dhe korrigjimit të kufijve, temë kjo e nisur në fillim të këtij vit.

Por nga ana tjetër, ai ka thënë se Kosova ka mësuar nga e kaluara se nuk ka marrëveshje pa kompromise, por gjithashtu ka mësuar se nëse bashkëpunon me partnerët e vet ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, kompromisi ka sjellë deri te realizimi i aspiratave të popullit të Kosovës.

Nëse pyesni pse tani po kërkojmë marrëveshje paqeje, ju them se tani është momenti kur edhe Serbia është e gatshme për një marrëveshje të tillë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Marrëveshja ende duket e largët, gati e pamundur”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “megjithatë jam optimist se mund të arrihet”.

Duke ditur se audienca është e interesuar të dëgjojë edhe për çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi bëri të ditur se çështja e përcaktimit të kufirit në mes të Kosovës e Serbisë është vetëm një nga pikat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Marrëveshja është gjithëpërfshirëse dhe do të mbyllë të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë, që nga të pagjeturit e refugjatët e deri te çështja e pronës dhe të drejtave të komuniteteve”, ka thënë ai.

Do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia. Kosova do të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe do të forcojë perspektivën evropiane për të dyja vendet dhe tërë rajonin”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “BE na ka bërë të qartë në Samitin e Sofjes se nuk do ta pranojë Ballkanin Perëndimor, përderisa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i mbyllin çështjet e hapura që kanë mes tyre”.

Por, nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, shtoi presidenti Thaçi, përfitojnë edhe BE-ja dhe SHBA-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy