“Komisionet e Vettingut janë ulur në tavolinë dhe shumë shpejt do të na tregojnë rezultatet e para. Me njerëzit e zakonshëm do bëjmë shumë për vendin tonë”. Kështu u shpreh dje kryeministri Rama në komunikimin javor me qytetarët në rrjetet sociale.
Duke iu referuar debatit politik të ditëve të fundit dhe opozitës, Rama tha se “ata që drejtojnë opozitën nuk kanë as ide dhe as vizion”.
Rama tha se qeveria ka punuar intensivisht në muajt e parë të mandatit të dytë dhe rezultatet janë të dukshme, por mbetet shumë për t’u bërë.
“Sot dua t’ju siguroj se pavarësisht zhurmës dhe pengesave të këtyre ditëve, nuk e kam harruar punën për të cilën jemi zgjedhur. Komisioni Europian vlerësoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për uljen e borxhit publik. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje inkurajuese. Edhe në luftën kundër informalitetit është konstatuar rritje e xhiros. Këto janë lajme të mira që më motivojmë, por që nuk na mjaftojnë. Ka kaq shumë për të bërë në çdo sektor”,u shpreh Rama.



