Karkalecat pushtojnë tokat e Myzeqesë, Rrapaj: Kemi mundësitë për ta minimizuar, duhet luftuar në kohën e duhur (VIDEO)

Karkalecat pushtojnë tokat e Myzeqesë, Rrapaj: Kemi mundësitë për ta minimizuar, duhet luftuar në kohën e duhur (VIDEO)

Në tokat e Myzeqesë është përhapur në masë karkaleci, ndërsa fermerët kanë shprehur shqetësimin se po u dëmtohet prodhimi dhe se nuk është marrë asnjë masë për dezinfektimin.

Lidhur me këtë kreu i këshillit të agrobiznesit Agim Rrapaj në MCN Live u shpreh se në disa zona duhet të ndërhyhet pasi dhe ndryshimet klimatike ndikojnë në shtimin e karkalecave.

Ai tha se parandalimi duhet të bëhet në kohën e duhur, ndërsa theksoi se aktualisht ne i kemi të gjitha mundësitë për ta minimizuar dëmin sepse shfarosja totale e tyre është e vështirë të realizohet.

Sipas tij, bimët farogjere dhe perimet janë ato që dëmtohen më shumë nga karkalecat prandaj mbetet shumë e rëndësishme bashkëpunimi i fermerëve me organet e specializuara.

Drupal Ad

 

 

 

Tani ka filluar karkaleci të shumohet dhe vatrat e tyre të rizgjohen nga gjumi i tyre letargjik, tani vatrat dihen, ai shfaqet atje ku ishte shfaqur dhe vitin e kaluar, është po e njëjta specie dhe në ato toka të lëna dierrë dhe kanale të pa pastruara dhe vende të pa dezinfektuara.

Vatrat dihen dhe mos marrja e masave është dëm i madh në radhë të parë ndaj fermerëve por dhe gjithë vendit. Nga informacionet që kemi ka kaluar faza e shumimit të tij dhe është momenti që në disa zona duhet të ndërhyhet dhe është ndërhyrë, por kjo duhet të ndiqet orë pas ore sepse spërkatja bëhet në momentin e duhur kur ai nis të shtohet.

Për sa kohë këto vatra do jenë në tokë dierrë ato nuk do shfarosen, por ndryshimet klimatike kanë ndikimin e vetë dhe nuk kemi për ti shfarosur dot të gjithë por mund ta minimizojmë disi. Në momentin kur duhet luftuar sepse koha e luftimit të tij ka një periudhë të shkurtër dhe janë fermerët ata që duhet të shfaqin shqetësimin e tyre. Ky është momenti që ne të përgatitemi me të gjitha mjete e nevojshme për të ndërhyrë në kohën e duhur dhe momentin e duhur për të parandaluar këtë dëm që shkakton karkaleci.

Më tej ai shtoi se këtu fermeri qëndron te punimi i tokës, nëse ai nuk do e lëjë tokën dierrë është një masë paraprake që ai merr duke shkatërruar habitatin e karkalecit.

Po fermeri që duhet të pastrojë kanalet, ndërsa një element i rëndësishëm ka të bëjë me qeverinë e cila duhet të vendosë sinjalizuesit për të ndjekur orë pas ore ecurinë e tyre por ata duhet të bashkëpunojnë shumë ngushtë me fermerët. Ky është momenti përshtatshëm për të bërë spërkatjen.

Nëse jemi rigoroz për spërkatjen në kohën e duhur do jetë gjëja e duhur për ta minimizuar sepse shfarosja nuk do arrihet totalisht asnjëherë. Aty ku ndërhyn karkaleci dëmi është i padiskutueshëm sepse ai ndikon në të gjitha prodhimet që ka gjethe, i shkatërron. E rëndësishme është se preparatet ekzistojnë, sinjalizuesit janë dhe tani mbetet vetëm kërkesa e llogarisë kur të gjitha kushtet janë.

Është eksperti ai që vendos kohën e duhur se kur duhet të spërkatësh. Prandaj është kaq sensitive si çështje sepse duhet kapur momenti dhe koha e duhur. Nëse ne nuk jemi korrekt në zbatimin e procedurave ne mund të bëjmë spërkatje të panevojshme duke dëmtuar pastaj dhe ambientin. Fermeri vetë nuk është i specializuar për të luftuar karkalecin, është e pamundur, janë organe të specializuara për këtë luftë, por nëse lejojmë karkalecin të zhvendoset nga një habitat në tjetrin atëherë dëmin e kemi lejuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy