Estonia ndalon vizat turistike për qytetarët rusë

Estonia ndalon vizat turistike për qytetarët rusë

Estonia nuk do të lëshojë viza turistike për shtetasit rusë që kërkojnë të hyjnë në vend gjatë gjithë kohës që vazhdojnë edhe sulmet ndaj Ukrainës, tha të enjten në Talin Ministrja e Jashtme e Estonisë, Eva-Maria Liimets.

Estonia nuk po lëshon më viza të reja të kategorisë C dhe D (turistike) për qytetarët rusë. Ndalimi do të zgjasë për aq kohë sa Rusia do të vazhdojë të bëjë luftë kundër Ukrainës”, tha ajo.

Ne po punojmë në mënyrë aktive për të siguruar që masat tona parandaluese në këtë rajon të jenë më të forta se sa kanë qenë deri më tani, sepse situata në Evropë dhe në siguri ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe ndoshta nuk do të kthehet më kurrë në 23 shkurt.

Do të bëhen përjashtime për njerëzit me familje në Estoni dhe për arsye humanitare ose mjekësore, shtoi ajo.

Ka pasur një numër më të madh të qytetarëve rusë se zakonisht që kanë hyrë në Estoni që nga nisja e sulmeve ndaj Ukrainës.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Estonisë dhe Gardës Kufitare, më shumë se 12,000 qytetarë rusë kanë kaluar kufirin tokësor me Estoninë në dy javët e fundit, që është 2,200 njerëz më shumë se mesatarja gjatë asaj periudhe përpara pushtimit rus të Ukrainës dy javë më parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy