Lapsusi i George W. Bush: Pushtimi i Irakut, brutal dhe i pajustifikuar!

Lapsusi i George W. Bush: Pushtimi i Irakut, brutal dhe i pajustifikuar!

Ish-presidenti amerikan George W. Bush bëri një lapsus gjatë një fjalimi të mbajtur të mërkurën në Dallas. Ai e konsideroi si “brutal” dhe “të pajustifikuar” pushtimin e Irakut, por më pas u korrigjua, duke thënë se i referohej pushtimit rus të Ukrainës.

"Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim krejtësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut," tha Bush, përpara se të korrigjohej dhe të tundte kokën dhe të korrigjohej: "Dua të them, të Ukrainës."

Ai me shaka fajësoi moshën e tij për gabimin, ndërsa publiku shpërtheu në të qeshura. Në vitin 2003, kur Bush ishte president, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën pushtimin e Irakut me argumentin e armëve të shkatërrimit në masë, të cilat në fakt nuk u gjetën kurrë.

Si pasojë e konfliktit  mijëra njerëz mbetën të tjerë, ndërsa u zhvendosën shumë të tjerë. Fjala e Bush u bë shpejt virale në mediat sociale, duke mbledhur mbi tre milionë shikime vetëm në Twitter pasi videoja u postua në Twitter nga një gazetar i Dallas News.

Ish-presidenti i SHBA-së krahasoi gjithashtu liderin ukrainas Volodymyr Zelenskiy me liderin britanik të kohës së luftës Winston Churchill, ndërsa dënoi presidentin rus Vladimir Putin për fillimin e pushtimit të Ukrainës në shkurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy